Teksa protestat vijojne, Edi Rama zgjodhi t’i kushtojë vëmendje promovimit të paketës së re sociale të qeverisë, duke e paraqitur atë si fryt të rritjes së ekonomisë, pa adresuar drejtpërdrejt kërkesat që kanë nxjerrë qytetarët në rrugë.
Në vijim të propagandës së tij qeveritare, në podkastin “Flasim”, Rama deklaroi se Akti Normativ i buxhetit 2026 parashikon bonus për pensionistët, fonde shtesë për medikamentet e pacientëve me kancer, rritje pagash për mjekët e urgjencës, si dhe dyfishim të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar dhe fëmijët me nevoja të veçanta.
Këto deklarata tëë Ramës vijnë në një moment kur përballë godinës së qeverisë vijon prej më shumë se një muaji një protestë e përditshme, ku protestuesit e akuzojnë qeverinë për mungesë dialogu dhe shpërfillje të shqetësimeve të qytetarëve.
“Kryeshënimi i javës ishte, pa diskutim, akti normativ i qershorit, ku edhe një herë tjetër ekonomia, e cila po rritet përtej parashikimeve, duke sjellë të ardhura përtej parashikimeve, na dha mundësinë që të dalim me një sërë masash në shërbim të drejtpërdrejtë të njerëzve dhe në respekt të të gjithë atyre që kërkojnë, me shumë të drejtë, akoma më shumë nga qeveria dhe nga shoqëria, përmes qeverisë.
Aprovuam një bonus për pensionistët. Një kujtesë këtu, sepse duhet kujtuar herë pas here ndonjë gjë, edhe pse kujtesa bëhet gjithmonë e më e shkurtër dhe gjithmonë e më shumë janë ata që nuk duan t’ia dinë se nga po vijnë. Por e thotë bukur Çurçilli që “kush harron se nga po vjen, nuk ka idenë se ku po shkon”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE