Takimi Kurti-Abdixhiku, kreu i LDK-së tregon edhe një detaj tjetër

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur pas takimit me kreun e LVV-së, Albin Kurti, duke bërë të ditur se palët janë dakorduar të vazhdojnë komunikimin për të shmangur zgjedhje të reja.

 

“Folëm për stabilitetin e domosdoshëm institucional dhe shmangien e domosdoshme të zgjedhjeve të ardhshme, të katërtat me radhë në më pak se 1 vit e gjysmë”, tha Abdixhiku.

Ai shtoi se: “U dakorduam të vazhdojmë tutje me komunikim si formë e vetme për të shmangur zgjedhje të reja.”