Pas takimit me ish presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Kurti u pyet nëse ishte diskutuar për një mandat të ri të Osmanit. Ai nuk komentoi emra konkretë, por tha se fokusi aktual nuk është te kandidatët, por te sigurimi i konsensusit të nevojshëm për zgjedhjen e presidentit.
Sipas tij përzgjedhja e presidentit të ardhshëm duhet të bëhet në frymën dhe germën e Kushtetutës, duke theksuar se kreu i shtetit duhet të jetë figurë që shpreh unitetin e popullit dhe gëzon mbështetje sa më të gjerë politik.
Ai theksoi se është e rëndësishme të sigurohet pjesëmarrja e numrit maksimal të deputetëve në seancën kur do të zgjidhet presidenti, duke kujtuar se kërkohen të paktën 80 deputetë të pranishëm.