Berat Buzhala shpërthen pas review-ve ndaj bizneseve

Berat Buzhala shpërthen pas review-ve ndaj bizneseve: “Ky është terr*orizem ekonomik kundër Shqipërisë!”

 

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar ashpër pas valës së review-ve negative ndaj bizneseve të lidhura me debatin politik në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, ai e cilësoi këtë si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë dhe turizmit shqiptar.

“O Zot, çfarë horrash. Çfarë terr*orizmi ekonomik kundër vendit tënd.”, shkroi Buzhala.

 

Më tej, ai ironizoi organizatorët e kësaj fushate, duke pyetur:

“O revolucionarë, a ky është vizioni juaj për Shqipërinë e Re a?”