I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar liderëve pjesëmarrës në Samitin e NATO-s në Ankara nga një pistoletë të personalizuar me emrin e secilit, e shoqëruar edhe me municion.
Sipas Karamuços, një dhuratë e tillë i është bërë edhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtoi se mbetet për t’u parë se si do të procedohet me transportimin e saj drejt Shqipërisë, për shkak të rregullave që lidhen me armët e zjarrit dhe municionin.
“Sot një nga gjërat që promovoi Ankaraja janë dhuratat që iu dhanë liderëve kur u larguan, janë pistoletat. Presidenti Erdogan u shpërndau liderëve botërorë nga një pistoletë të personalizuar me emrat e tyre dhe me plumba të vërtetë. Mesazhin nuk e di, se nuk jam i fushës, mesazhin politik s’e jap dot. Janë prodhime shumë elitare, armë zjarri luftarake të vërteta, Çanik, me
plumba të vërtetë, e futur në një valixhe të vogël të personalizuar me emrin e çdo lideri. Ka marrë edhe kryeministri ynë.