Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka publikuar rezultatin e narko-testit të tij, ndërsa u ka bërë thirrje zyrtarëve të pushtetit që t’i nënshtrohen të njëjtit test.
“Bëjeni Narko-Testin. Që të gjithë ju pushtetarët. Kaq. E thjeshtë është kjo. Narko-Testi është vullnetar. Nuk të detyron askush (fatkeqësisht)”, ka thënë Ramadani.
Postimi i plotë i Ramadanit:
U lajmërua gjysëm-mbështetësi i parë nga pushteti për Narko-Testin.
Por, VINI RE:
Pse more nuk paska kërkuar që Qeveria dhe institucionet tjera ta bëjnë Narko-Testin?
Çka është kjo frikë?
Përtej kësaj, logjika pshtjelluese e kushtëzuese është pjesë e këtij pushteti 6 vjeçar. Por, s’ka lidhje.
Bëjeni Narko-Testin. Që të gjithë ju pushtetarët. Kaq. E thjeshtë është kjo.
Narko-Testi është vullnetar. Nuk të detyron askush (fatkeqësisht).
Ndërsa, hetimi për pasurinë e paligjshme është obligim ligjor, madje prioritet i pushtetit tuaj që 6 vjet!