“La burrin për dashnorin në Shqipëri” – Pas deklaratës së gazetarit, vjen reagimi i ashpër i Françeska Muratit

Një deklaratë e gazetarit Elton Tozaj në emisionin “T7” ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Françeska Muratit. Gazetari aludoi se ish-banorja e “Big Brother VIP 3” është rikthyer në Shqipëri për arsye që lidhen me jetën e saj private dhe jo për pushime.

 

Pas publikimit të videos në faqen zyrtare të emisionit në Instagram, Françeska vendosi të reagojë publikisht në seksionin e komenteve, duke i kundërshtuar deklaratat dhe duke i cilësuar ato si të pavërteta.

 

Në komentin e saj, ajo sfidoi gazetarin të paraqiste prova për pretendimet e bëra, ndërsa e akuzoi për shpifje dhe përhapje të informacioneve të rreme me qëllim tërheqjen e vëmendjes.

Reagimi i saj ka marrë menjëherë vëmendje në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë në dy kampe. Një pjesë kanë mbështetur Françeskën, duke kërkuar që pretendime të tilla të shoqërohen me fakte, ndërsa të tjerë kanë komentuar deklaratat e bëra në emision.

Përplasja mes palëve ka nxitur diskutime të shumta në rrjet, ndërsa deri tani gazetari Elton Tozaj nuk ka reaguar publikisht pas komentit të Françeska Muratit.