Qumshtorja Vita vjen me nje ftese drejt ketij personi te fuqishem ne Vetevendosje

FTESË PUBLIKE

Fabrika e Përpunimit të Qumështit VITA fton publikisht Ministrin e Bujqësisë, z. Armend Muja , që të na vizitojë nesër, më 08.07.2026, në ambientet e fabrikës sonë.

 

Do të kemi kënaqësinë t’i prezantojmë nga afër procesin e prodhimit, procesin e pranimit të qumështit nga fermerët, standardet e cilësisë, bashkëpunimin me fermerët vendorë dhe të zhvillojmë një diskutim të hapur për sfidat dhe të ardhmen e sektorit të qumështit në Kosovë.

Dyert e VITA-s janë të hapura. Ju mirëpresim nesër, më 08.07.2026.