LDK befason me qëndrimin për koalicion me LVV-në

Partitë politike ende nuk i kanë dhënë qëndrimet përfundimtare në lidhje me bashkëpunimet e mundshme për themelimin e institucioneve të reja.

 

Derisa po presin certifikimin e rezultateve zgjedhore nga KQZ-ja, subjektet opozitare kanë shprehur qëndrimet e tyre për këtë çështje.

Ato nuk kanë një qëndrim unik në raport me këtë temë.

 

LDK-ja është shprehur e hapur për një bashkëpunim me VV-në, duke ia zgjatur dorën partisë së Albin Kurtit edhe për koalicion qeverisës.

Vija të kuqe ndaj VV-së nuk ka vendosur as PDK-ja. Megjithëse zyrtarët kanë bërë me dije se nuk parapëlqejnë një bashkëpunim me VV-në.

Kurse, AAK-së është deklaruar kundër përfshirjes në ekzekutiv me subjektin e Albin Kurtit.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, është shprehur kundër një bashkëpunimi të mundshme me VV-në.

Duke treguar rezervat e tij në lidhje më këtë bashkëpunim, ai ka bërë me dije se PDK-ja dhe VV-ja kanë dallime të mëdha.

Gjatë një interviste në Pressing, ai ka thënë se këto dy parti nuk kanë qëllime të përbashkëta.

Ajo çka e dallon PDK-në prej VV-së, përtej asaj që unë vij prej përvojës politike që i besoj dialogut dhe kam pasur dëshirë të bashkëpunojë secili me secilin në Kosovës, problemin kryesor që e kam me z. Kurti është se unë nuk shoh qëllim të përbashkët. Opozita dhe PDK duhet të kuptojnë se z. Kurti dhe në të tjerët nuk kemi qëllim të përbashkët”, ka thënë Hoxhaj.

Edhe më fuqishëm një bashkëpunim të mundshëm me VV-në e ka kundërshtuar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini.

Në një intervistë në emisionin “Click” në RTV21, ai ka thënë se VV-ja nuk ka nevojë ta ftojë AAK-në në bisedime për formimin e qeverisë, duke theksuar se partia e tij nuk synon të bëhet pjesë e ekzekutivit.

Ai ka thënë se e vetmja gjë që pret nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është një zotim publik se disa çështje do të përfshihen në programin qeverisës.

Neve s’ka nevojë as me na thirr. Krejt çka duhet me bo për me u sqaru është me thonë se këto bëhen pjesë e programit, se ne nuk po dojmë me shku në qeveri. Nuk po i lypim asgjë. Kurti nuk ka asgjë me na dhënë neve”, ka deklaruar Gjini.

Tërësisht e hapur për një bashkëpunim të mundshme me VV-në ëshët shprehur LDK-ja.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri, ka vlerësuar se LDK-ja është e gatshme për bashkëpunim me VV-në.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se me çfarë kushtesh LDK-ja mund të bashkëpunojë me VV-në.

Kosova sot ka nevojë për agjendë të zbardhur kur jemi në fund të javës së dytë pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Cilido opsion që arrin marrveshjen gjithëpërfshirëse, programin zhvillimor dhe agjendën strategjike duhet ta ketë në qendër të saj, ndërkaq skenari i ndarjes së përgjegjesive institicionale vjen në fund. Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz, për t’i dhënë fund krizave politike, që nënkupton kthimin e stabilitetit”, ka shkruar Haziri, duke dhënë detaje tjera.

Ndërsa, kryeministri në detyrë Albin Kurti ende nuk ka treguar preferencat e tij politike për bashkëpunim.

Dje, ai ka bërë me dije se është në pritje të certifikimit të rezultateve të 7 qershorit.

Duke injoruar pyetjet për koalicionet e mundshme, ai ka thënë se pas certifikimi do të fillojë bisedimet për çështjen e zgjidhjes se presidentit.

Se pari duhet t presim certifikimin e rezultateve, e certifikimi i rezultateve duhet të pres trajtimin e ankesave. Dhe me pastaj pa humbu kohë do ti kemi komunikimet dhe diskutimet e nevojshme”, ka thënë Kurti.