Çmimet në restaurantet në jug të Shqipërisë po vazhdojnë të shkaktojnë indinjatë të thellë tek pushuesit, pasi që të njëjtat kanë pësuar një rritje të madhe.
I fundit që e ka denoncuar një rast të tillë, është një pushues nga Ohri i Maqedonisë.
Ai ka publikuar faturën, ku në një restaurant në Ksamil të Shqipërisë, një peshk ka kushtuar 7 mijë e 500 lekë, pra hiç më pak se 64 euro.