Një moment i veçantë nga dasma e futbollistit **Arbër Hoxha** ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Në pamjet që po qarkullojnë, shihen bashkëlojtarët e tij te Kombëtarja e Shqipërisë, **Mirlind Daku** dhe **Elseid Hysaj**, duke e “mbuluar” me para gjatë atmosferës festive, duke respektuar një traditë të njohur në dasmat shqiptare.
Videoja është pritur me entuziazëm nga tifozët, të cilët kanë komentuar jo vetëm atmosferën e jashtëzakonshme të dasmës, por edhe miqësinë e fortë mes futbollistëve të Kombëtares.
Pamjet tregojnë një ambient plot muzikë, valle dhe humor, ndërsa Daku dhe Hysaj i bashkohen festës duke e surprizuar dhëndrin me gjestin që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Videoja është bërë shpejt virale në rrjetet sociale, duke marrë mijëra pëlqime, komente dhe shpërndarje nga ndjekësit, të cilët kanë uruar Arbër Hoxhën për martesën dhe kanë vlerësuar atmosferën festive mes futbollistëve shqiptarë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE