Deklarata që po bën bujë: Behrami kundër festimit me shqiponjë të Xhakës dhe Shaqirit

Valon Behrami ishte një nga katër lojtarët me prejardhje shqiptare në kombëtaren e Zvicrës, të cilët e mposhtën Serbinë në Botërorin e vitit 2018.

 

Në Botërorin që u mbajtë në Rusi, Zvicra dhe Serbia u shortuan në grupin E, së bashku me Brazilin dhe Kosta Rikën.

Pas barazimit me Brazilin në xhiron hapëse, Zvicra u përballë me Serbinë në xhiron e dytë.

 

Ndeshja nisi si mos më keq, me serbët që shënuan të parët, dhe e mbyllën pjesën e parë në epërsi.

 

Megjithatë, Zvicra dhe shqiptarët e saj nuk u dorëzuan dhe në fund arritën të fitojnë 2-1, me golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Më shumë se fitorja, bujë të madhe bënë festimet e dy shqiptarëve, Xhakës dhe Shaqirit. Të dytë festuan me shqiponjë, me serbët që u nervozuan së tepërmi dhe me një ankesë në FIFA, arritën që t’i dënojnë dy “shqipet” e Zvicrës. Ata u dënuan me gjobë, që thuhej të ishte mbi 20 mijë franga zvicerane për secilin.

 

E, për këtë situatë të 22 qershorit të vitit 2018, ka folur përsëri Valon Behrami.

Behrami, tashmë i pensionuar nga futbolli aktiv ka lëshuar një deklaratë “skandaloze”, duke thënë se po ta dinte se dyshja shqiptare do të festonin në atë mënyrë, do t’i ndalte.