Aksident tragjk në Gjermani, vdes e reja nga Kosova

Një ngjarje e rëndë dhe tejet prekëse ka tronditur familjarët, miqtë dhe gjithë komunitetin, pasi 20-vjeçarja Rina Safet Krasniqi ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në Gjermani.

 

Sipas informacioneve të para, e reja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti fatal, duke lënë pas dhimbje të madhe tek familja dhe të gjithë ata që e njohën.

Lajmi për ndarjen e saj nga jeta ka pikëlluar të afërmit dhe bashkëvendësit e saj nga Damaneku, të cilët po shprehin ngushëllime dhe dhimbje për humbjen e parakohshme të 20-vjeçares.