Vetëm pak ditë pasi konfirmuan rikthimin e tyre si çift, Brikena Selmani dhe Mateo Borri janë sërish në qendër të aludimeve për një krizë në marrëdhënien e tyre.
Dyshimet nisën pas paraqitjes së tyre në emisionin “Top Arena”, ku ndjekësit vunë re një distancë mes dyshes gjatë një momenti në studio.
Një tjetër detaj që tërhoqi vëmendjen ishte mungesa e Brikenës në pjesën e parë të emisionit. Kur u shfaq më vonë, ajo bëri një deklaratë që ndezi menjëherë komentet në rrjet.
“Tani e tutje do më shihni vetëm në rubrikën time, jam e ngarkuar me punë, por më shumë jam e ngarkuar emocionalisht,” u shpreh ajo.
Po atë mbrëmje, Mateo prezantoi për herë të parë këngën e tij të re, “Kur të jesh larg”. Ajo që u vu re ishte mungesa e Brikenës gjatë performancës së tij.
Ndërkohë, në vend që të publikonte materiale në mbështetje të projektit muzikor të Mateos, Brikena ndau në rrjetet sociale momente me Kader Kicajn, një detaj që ka shtuar edhe më shumë aludimet për një tjetër krisje mes tyre.
Deri më tani, as Brikena dhe as Mateo nuk kanë reaguar për këto spekulime, ndërsa ndjekësit vazhdojnë të pyesin nëse bëhet fjalë për një krizë të re në çift apo thjesht për një rastësi.