Hyseni pas bllokimit të seancës: PDK “uzurpatorë bllokues të dhunshëm”, institucionet nuk dorëzohen

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar ashpër pas ndërprerjes së seancës së rregullt të Kuvendit Komunal, duke akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për bllokim të dhunshëm të punës së institucionit.

 

Në një komunikatë publike, Hyseni i cilësoi veprimet e opozitës si “uzurpim të institucionit” dhe “pengim me dhunë të punës së Kuvendit”, duke theksuar se institucionet nuk do t’u dorëzohen, siç u shpreh ai, “uzurpatorëve bllokues të dhunshëm”.