Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka thënë se ka marrë mesazhe të rrezikshme, pasi i shkroi amabasadës së SHBA-së për gazin amerikan.
Ajo aludon se këto mesazh janë të shkruara nga kampi i partisë së Albin Kurtit.
“Këto mesazhe janë të rrejshme, edhe të rrezikshme për punën time në interesim për mundësinë”, ka shkruar ajo në Facebook, transmeton Indeksonline
Postimi i plotë:
Prej mbramë, njerëz me identitet e pa identitet kanë shkru komente, poste, mesazhe pa ndal kunder meje pse jam interesu për projektin e Gazit Amerikan.
Mesazhi i tyre, ashiqare prej taborrit VV është : po punon kundër Republikës.
Këto mesazhe janë të rrejshme, edhe të rrezikshme për punën time në interesim për mundësinë.
Nëse keni mendu që fjalia e parë edhe e fundit vjen nga Kurti e Ministrja pa e kuptu edhe çfarë po ofrohet nga pala ndërkombëtare, e keni pas gabim përshtypjen.
Dmth me bá tregti me Vuk Hamovic, me marr parate e GEN Serbisë, me manipulu çmime me ElektroPrivredën e Serbisë është punë e Qeverisë a po?
Ndërsa na me shujt, përderisa na keni marr 1 Miliardë për energji, na keni humb shkolla, spitale, jetën.
Pyetjet për një projekt nuk do të thotë luftë bile e kundërta, shtrohet pyetja pse Qeveria s’po e shtron debatin, kundër kujt po lufton Qeveria e Kosovës e kënd po e mbron, mafinë energjetike?!
Me komente lincuese vetëm e tregoni frikën që keni. Kjo punë është për Kuvend me kuptu të gjithë se çfarë ofrohet edhe të përballemi me Kryeministrin e Ministren se çfarë plani kanë saktë e jo përralla të 2050-tës.
Po nuk duhet të lihet me kaq, nevojiten edhe hetime ndërkombëtare kur sistemi ynë i drejtësisë po auditon relievin, sepse ndikimi i mafisë energjetike, Kinës e Rusisë duhet të vlerësohet sa ndikon në ekonomi e politikë të Kosovës e Ballkanit.