“Hallakamë” krejt në LDK – Lumir Abdixhiku merr lajmin katastrofal

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk ka dhënë shenja për dorëheqje nga posti i shefit të partisë. Duke injoruar kërkesat e tri degëve më të madhe të kësaj partie, ai ka kritikuar kryetarët ë tyre duke i quajtur sabotues.

 

Pas kërkesave për dorëheqje nga dega e LDK-së në Pejë, Lipjan, dhe dega e dytë në Prishtinë, sot dorëheqjen ia ka kërkuar edhe Hykmete Bajrami, njëra nga figura kryesor të kësaj partie.

Gazeta Nacionale ka mësuar se kërkesat për dorëheqje dhe zgjedhje të brendshme nuk do të ndalen.

 

Burimet e gazatës kanë bërë me dije se shumë degë tjera të partisë mendojnë se Abidxhiku duhet të jap llogari për rezultatin e dobët në zgjedhjet e 7 qershorit.

Këto burime kanë treguar se sot dhe ditëve në vijim dorëheqjen Abdixhikut do ta kërkojnë edhe dega e LDK-së në Prizren, Rahovec dhe disa degë tjera.

Edhe analisti politik Ilir Deda ka paralajmëruar se dorëheqjen Abdixhikut do të ia kërkojnë edhe degët tjera të LDK-së.

Fundin politik Lumirit nuk ia dëshiroj, por është koha që të bëjë një hap mbrapa. Kjo që po ndodh në LDK duket si akumulim i pakënaqësive për një kohë të gjatë. Tash doli Peja me Lipjanin, por pritet të dalë edhe dega e dytë e Prishtinës. Disa miq në LDK po më thonë se ka edhe të tjera”, ka thënë Deda në emisionin Politico.

Kërkesat e degëve

Brenda pake orëve dje në mbrëmje tri degë ia kanë kërkuar dorëheqjen kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Fillimisht, Dega e LDK-së në Pejë që kërkoi reflektim politik dhe përgjegjësi nga lidershipi. Pas analizës së rezultatit zgjedhor, Kryesia e kësaj dege deklaroi se “me shumicë votash” ka kërkuar dorëheqjen e udhëheqjes.

Në këtë drejtim, është kërkuar dorëheqja si akt moral dhe politik, duke vlerësuar se përgjegjësia për rezultatin duhet të bartet nga udhëheqja”, thuhej në reagimin e degës së Pejës.

Më pas, me një deklaratë të gjatë dhe të argumentuar politikisht, Dega e LDK-së në Lipjan kërkoi drejtpërdrejt dorëheqjen e Abdixhikut. Kryesia e kësaj dege vlerësoi se rezultati zgjedhor në nivel vendi nuk mund t’u atribuohet vetëm strukturave lokale.

Kryesia e Degës vlerëson se rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme në nivel vendi nuk mund t’u atribuohet vetëm strukturave lokale. Ai paraqet edhe një reflektim të gjendjes, organizimit, funksionimit dhe kapacitetit politik të partisë në nivel qendror”, thuhej në deklaratë.

Më pas, dorëheqjen ia ka kërkuar edhe Dega e dytë e LDK-së në Prishtinë. Kurse sot dorëheqjen ia ka kërkuar edhe deputetja Hykmete Bajrami.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se LDK ka nevojë për zgjedhje të reja.

Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, të sillemi me dinjitet, sepse pozitat nuk janë të përhershme. E kam thënë edhe në janar se në LDK përgjegjësia politike nuk mund të jetë selektive dhe se pas një rezultati të rëndë zgjedhor, duhet të ketë reflektim, përgjegjësi dhe zgjedhje të brendshme. Atëherë kam kërkuar dorëheqjen e kryetarit dhe kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares, sepse besoja dhe vazhdoj të besoj se standardet duhet të vlejnë për të gjithë”, ka shkruara ai.