Tetë vjet nga golat dhe shqiponjat e Shaqirit dhe Xhakës kundër Serbisë

Ishte 22 qershori i vitit 2018. Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë po shkonte drejt barazimit, 1:1. Dhe në skenë doli Xherdan Shaqiri. Shaqiri u nis në kundërsulm, ndërsa atë nga pas e ndiqte një mbrojtës serb. Futbollisti shqiptar vrapoi prej gjysmës së fushës dhe kur u fut në zonë, me qetësi e dërgoi topin nën këmbët e portierit serb. Zvicra fitoi 2:1 falë golit të Shaqirit në minutën e 90-të.

 

Golin e fitores Shaqiri e festoi duke formuar me dy duart figurën e shqiponjës dykrerëshe. Njëjtë, përkrah Shaqirit, festuan edhe Granit Xhaka dhe zvicerani Stephan Lichtsteiner. Ky i fundit aktualisht është trajner i Shaqirit te Baseli.

 

Golin e parë për Zvicrën e kishte shënuar Granit Xhaka që po ashtu festoi me shqiponjë.

Nuk ka shqiptar që nuk i është gëzuar golave të Shaqirit dhe Xhakës. Janë gëzuar edhe zviceranët, por me gjasë jo sa shqiptarët.

 

Zvicra më pas u kualifikua nga grupi E. Serbia u eliminua.

Shaqiri në një intervistë dhënë për KOHËN kishte thënë se goli ndaj Serbisë ishte më i miri në karrierë. Shaqiri u pensionua nga Zvicra pas Evropianit 2024. Por ai mbetet legjendë e helvetikëve.