Artistja e njohur Adelina Ismaili, ka reaguar përmes rrjeteve sociale ndaj deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, pas paralajmërimit të tij për organizimin e një proteste lidhur me çështjen e gazit amerikan ndaj Qeverisë së Albin Kurtit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në reagimin e saj, Ismaili ka përdorur tone të forta kritike ndaj Hotit, duke e pyetur pse gjatë viteve të tij në poste të larta brenda LDK-së nuk ka kërkuar protesta për zbardhjen e vrasjeve të aktivistëve të LDK-së dhe personave të vrarë gjatë luftës.
“Dulla paska lyp protestë për gaz! 🙂 Dullo, qysh s’të shkoj mendja një herë ndër tanë këto vite në poste madhore brenda LDK-së me thirr protestë për zbardhjen e vrasjeve të aktivistëve të vrarë të LDK-së apo atyre të vrarë në luftë… Apo për këto arsye s’ia ka vlejt mi dath papuqet e me dal në shesh?”, ka shkruar ajo.
Ajo më tej ka kritikuar edhe mënyrën e funksionimit të partisë, duke theksuar se, sipas saj, LDK është kthyer në “vatër të egove”, ndërsa ka përmendur edhe figurën e Ibrahim Rugovës në kontekst kritik.
Ismaili e ka mbyllur reagimin duke thënë se qytetarët e kanë shprehur qartë qëndrimin e tyre në zgjedhje të njëpasnjëshme dhe se nuk kanë ndryshuar mendim, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.
Postimi i plotë:
Dulla paska lyp protestë për gaz!:) Dullo, qysh s’të shkoj mendja një herë ndër tanë k❜to vite në poste madhore brenda LDK-së me thirr protestë për zbardhjen e vrasjeve të aktivistëve të vrarë të LDK-së apo atyre të vrarë në luftë, e që ju mohuan lavdet pse ishin pjesë e LDK-së, bile shume here u thirren tradhtarë?!
Apo për këto arsye s’ia ka vlejt mi dath papuqet e me dal në shesh?
Qytetari të ka tregu çka mendon para 5 vjete, edhe pas 3 palë zgjedhjesh tash, nuk është se ka ndryshu mendim me sa pash. Boll mo me spekulime e me improvizime. E keni bo këtë LDK vatër të egove të juaja të çmendura dhe si për ironi apo paradoks thirreni në Rugovën…