Protesta e 18-të radhazi kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama do të të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë.
Ky është një mobilizim vazhdimi i reagimit qytetar ndaj situatës politike dhe qeverisjes së vendit.
Sipas njoftimit të ditës së djeshme, protestuesit do të mblidhen në orën 19:00 në Sheshin Skënderbe, për të vijuar më pas me një marshim drejt godinës së Kryeministrisë.
Masa e qytetarëve do të përshkojë Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të zhvillohet edhe pjesa kryesore e protestës.
Kjo protestë shënon tubimin e 18-të radhazi të qytetarëve, të cilët prej javësh kërkojnë largimin e Edi Ramës, burgosjen e tij dhe të Sali Berishës.