Detaje të reja nga plagosja në Çagllavicë

Një person ka mbetur i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri mbrëmë në Çagllavicë të Prishtinës, transmeton IndeksOnline.

 

Policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të reja për incidentin që është regjistruar në orën 23 e 21 minuta.

“Raportohet se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës mashkull kosovar. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 7 gëzhoja. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e një të dyshuari ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë me një karikator me 13 fishekë”, thuhet në raportin e policisë.

 

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë rajonale të Prishtinës.