Opa, bashkohet ky person shume i njohur me Albin Kurtin

Xhemajl Hasani zyrtarizon kalimin në Vetëvendosje

Të dashur qytetarë,

 

Sot, në Ditën e Rinisë dhe në 21-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, para mijëra të rinjve dhe të rejave nga mbarë vendi, po i bashkohem zyrtarisht Lëvizjes Vetëvendosje.

Besoj se angazhimi politik duhet t’i shërbejë qytetarit, zhvillimit dhe të ardhmes së vendit tonë. Me këtë bindje po nis një rrugëtim të ri politik, me përkushtim dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve.

 

Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj.

P.S. Nga sot, qytetarët e Podujevës mbeten pa opozitë. Por çfarë ju duhet opozita kur unë jam në pozitë?