Ja kush është kandidatja më pak e votuar në listën e VV-së

Rezultatet e deritanishme të numërimit tregojnë se Arijeta Ajeti është kandidatja më pak e votuar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje në këto zgjedhje. Ajo ka arritur të sigurojë 1,966 vota, duke u renditur e fundit në listën e kandidatëve të subjektit më të madh politik në vend.

 

Ndonëse Vetëvendosje ka siguruar mbështetje të konsiderueshme në nivel vendi, jo të gjithë kandidatët kanë përfituar njësoj nga vota preferenciale. Rezultati i Arijeta Ajetit e vendos atë në fund të renditjes së kandidatëve të partisë, duke reflektuar mbështetje më të ulët krahasuar me emrat e tjerë në listë.