Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka siguruar 18,343 vota sipas rezultateve të deritanishme të numërimit.
Me këtë rezultat, ajo renditet ndër kandidatët më të votuar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke zënë vendin e tretë në listë, pas Vjosa Osmani Sadriut me 25,801 vota dhe Lumir Abdixhikut me 23,372 vota.
Kica Xhelili vazhdon të mbetet një nga figurat më të mbështetura brenda LDK-së, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen pas përmbylljes së plotë të procesit të numërimit.
Në pesëshen e parë të kandidatëve më të votuar të LDK-së renditen gjithashtu Hykmete Bajrami me 14,474 vota dhe Avdullah Hoti me 13,207 vota.