Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Haxhi Avdyli, po përballet me një rezultat të dobët në numërimin e deritanishëm të votave, çka mund t’ia vështirësojë sigurimin e një mandati të ri në Kuvendin e Kosovës, raporton Bota sot.
Deri tani janë numëruar mbi 20% e votave, ndërsa Avdyli, i cili mban numrin 15 në listë, renditet në pozitën e 39-të me 1,079 vota.
Ky rezultat e pozicionon atë shumë larg kandidatëve kryesorë të listës së LDK-së, duke e bërë të pasigurt rikthimin e tij si deputet, në varësi të ecurisë së mëtejshme të numërimit.
Procesi i numërimit të votave vazhdon dhe rezultatet mbeten ende preliminare.