Deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, duke shprehur hapur qëndrimin e saj lidhur me mundësinë e rizgjedhjes së Vjosa Osmanit në postin e Presidentes.
“Nëse bohna deputete, unë publikisht deklaroj që NUK të votoj ty Presidente”, shkroi Matoshi, duke shtuar se po e bën publik këtë qëndrim pasi, sipas saj, po krijohet përshtypja se mbështetja për Osmanin është e domosdoshme.
Deklarata e saj ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe pritet të hapë debat të ri në skenën politike të vendit.