Vjosa Osmani Sadriu po kryeson listën e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas procesimit të mbi 8 për qind të vendvotimeve për kandidatët.
Sipas të dhënave preliminare, deri në përditësimin e fundit janë procesuar 209 nga 2,498 vendvotime, apo 8.37 për qind.
Osmani Sadriu renditet e para në listën e LDK-së me 5,215 vota.
Pas saj vjen Lumir Abdixhiku, i cili deri në këtë fazë të numërimit ka marrë 4,760 vota.
Në vendin e tretë renditet Doarsa Kica Xhelili me 3,741 vota.
Top pesëshja e LDK-së vazhdon me Hykmete Bajramin, e cila është e katërta me 2,775 vota, ndërsa Avdullah Hoti renditet i pesti me 2,434 vota.