Rezultatet preliminare nga Mitrovicë e Jugut tregojnë një epërsi të thellë për Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, të cilët kanë siguruar 60.90 për qind të votave të numëruara deri më tani.
Ky rezultat e pozicionon Vetëvendosjen bindshëm në vendin e parë në këtë komunë, duke lënë pas kundërshtarët politikë me diferencë të konsiderueshme. Megjithatë, bëhet fjalë për shifra preliminare dhe rezultati final mund të ndryshojë me përfundimin e numërimit të plotë të votave.