Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka publikuar të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin zgjedhor deri në ora 15:00, përcjell “Bota sot”.
Sipas statistikave zyrtare, nga 12 mijë e 671 votues të regjistruar në Listën e Votuesve, deri tani kanë votuar 2 mijë e 190 qytetarë, që përbën 17.28 për qind të pjesëmarrjes.
Ndërkohë, janë procesuar 8 nga 25 vendvotime, ose 32 për qind e tyre.
Të dhënat tregojnë se pjesëmarrja në zgjedhje vazhdon të mbetet relativisht e ulët në orët e para të procesit zgjedhor, ndërsa raportimi nga vendvotimet po vazhdon.