Shifer e cmendur, ja sa mergimtar votuan sot per zgjedhjet e neserme

Në emër të KQZ-së, është shprehur falënderim për shefat dhe stafin e misioneve diplomatike, si dhe për anëtarët e këshillave të vendvotimit për angazhimin e tyre gjatë ditës së votimit.

 

Sipas të dhënave zyrtare, nga 26 përfaqësi diplomatike ku votimi është mbyllur, si dhe nga të dhënat deri në orën 13:00 nga votimi në SHBA dhe Kanada, nga gjithsej 27,724 votues të regjistruar kanë votuar 80.85%, apo 22,414 votues.

KQZ ka bërë të ditur se fletëvotimet nga përfaqësitë diplomatike nuk do të numërohen në vendvotime, por do të transportohen në Kosovë, ku gjatë ditëve në vijim do të bëhet numërimi i tyre.