Haradinaj: Mos ia jepni votën Kurtit që i ndali dy fabrika që miliardat tona të shkojnë në Serbi

Kandidati për deputet nga radhët e Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e mbështesin me votë Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 7 qershorit.

 

Gjatë një paraqitjeje në emisionin Rubikon, Haradinaj tha se qytetarët duhet të japin një mesazh të qartë përmes votës, duke kundërshtuar, sipas tij, prishjen e marrëdhënieve me aleatët dhe refuzimin e projekteve energjetike.

“Unë ju them qytetarëve, ju lutem krijone këtë distancë me të, përmes votës. Pra, dërgone një porosi që nuk pajtoheni me marrëdhëniet e zbehura me aleatët, mosbesuese dhe me pasoja për sigurinë e Kosovës, e me sukses për armiqtë tanë. Dërgone edhe ju një porosi që nuk pranoni që dikush me e varfëru, me e qitë në dy gjunjë Kosovën në energji, për me i çu pare armiqve tanë. Mos e pranoni këtë logjikë dhe mos e amnistoni faktin. I kanë ndalë dy projekte, dy fabrika, që me shku miliardat tona te Serbia, mos ia qitni votën. Mos ia qitni votën atij që sillet me kaq arrogancë, që gjithë jetën ka me na varfëru, e në fund me na i dhënë 100 euro.”, ka deklaruar Haradinaj.