azetari i afërt me Grenellin shihet në kafe me kandidatin e AAK-së nga Amerika
Një takim që në shikim të parë mund të duket i zakonshëm, ka nisur të komentohet gjerësisht në qarqet politike dhe mediale në Kosovë.
Gazetari Fitim Çeku, i njohur për raportet e afërta me ish-emisarin amerikan Richard Grenell, është parë duke pirë kafe me kandidatin e AAK-së për deputet, Shpend Gjocaj, i cili jeton dhe vepron prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pamjet dhe informacionet për këtë takim kanë ngritur menjëherë pikëpyetje të shumta: A ishte ky vetëm një takim miqësor, apo po përgatitet diçka më e madhe në prapaskenë?
Fakti që Gjocaj sapo ka ardhur në Kosovë dhe menjëherë është parë në takim me një figurë që konsiderohet shumë afër Grenellit, ka nxitur spekulime për lidhje dhe koordinime politike që mund të shkojnë përtej një bisede të zakonshme.
Në qarqe të ndryshme politike tashmë po flitet se kandidati i AAK-së mund të ketë mbështetje të fuqishme nga rrjete të rëndësishme shqiptaro-amerikane, ndërsa vetë afërsia e Fitim Çekut me Grenellin është përmendur disa herë edhe në media të ndryshme rajonale.
Por ajo që e bën edhe më interesant emrin e Shpend Gjocajt është fakti se ai vjen nga një familje e njohur dhe shumë kontributdhënëse për çlirimin e Kosovës. Familja Gjocaj konsiderohet si një nga familjet me ndikim dhe me histori të fuqishme patriotike, ndërsa për vite të tëra ka qenë e lidhur ngushtë me mbështetjen e çështjes kombëtare dhe të luftës për liri.
Burime të ndryshme thonë se Gjocaj gëzon respekt të madh në diasporën shqiptare në Amerikë, veçanërisht në rrethet që tradicionalisht kanë ndihmuar Kosovën në periudhat më të vështira.
Takimi me Çekun, i cili shpesh është parë si zë pranë politikave dhe qëndrimeve të Grenellit, po interpretohet nga shumëkush si një sinjal se prapa skenës mund të ketë lëvizje të reja politike dhe mbështetje të rëndësishme ndërkombëtare.
Deri tani nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare për natyrën e takimit, por pyetja që po shtrohet gjithnjë e më shumë është:
A ishte kjo vetëm një kafe mes miqsh, apo fillimi i një lidhjeje politike që mund të prodhojë zhvillime të mëdha në skenën politike të Kosovës?