“Paga e 14-të po vjen?” – Albin Kurti trondit me premtimin e madh për qytetarët, lexojeni

Kryeministri në detyrë dhe kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpalosur sot programin zgjedhor të partisë për zgjedhjet e 7 qershorit, duke prezantuar një sërë premtimesh që sipas tij synojnë përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe fuqizimin e ekonomisë së vendit.

 

Gjatë prezantimit të planprogramit, Kurti ka premtuar se në mandatin e ardhshëm do të ketë planifikime graduale për realizimin e pagës së 14-të për punëtorët, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt rritjes së standardit jetësor dhe mbështetjes së familjeve kosovare.

 

Ai deklaroi se programi i Vetëvendosjes do të fokusohet gjithashtu në zhvillimin ekonomik, rritjen e punësimit dhe mbështetjen për sektorin privat, ndërsa kërkoi mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 7 qershorit.