Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale nga ish-konkurrenti i spektaklit “Ferma VIP”, Akili, ka shkaktuar reagime të shumta dhe debat të fortë mes ndjekësve të programit.
Pamjet e shpërndara tregojnë vazhdimin e konfliktit verbal pranë pishinës mes balerinit të njohur Ilir Shaqiri dhe shkrimtares Mimoza Ahmeti, një përplasje që duket se ka kaluar kufijtë e komunikimit normal dhe etikës së spektaklit.
Në videon që po qarkullon me shpejtësi në internet, dëgjohet Iliri duke iu drejtuar Mozës me tone të ashpra dhe kërcënuese, duke përdorur një gjuhë fyese që ka ngjallur reagime të forta në publik.
Deklaratat e tij janë konsideruar nga shumë ndjekës si një shkelje serioze e rregullores së formatit, sidomos për sa i përket respektit ndaj banorëve të tjerë dhe sjelljes së pranueshme në ekran.
Pas publikimit të videos, rrjetet sociale janë mbushur me komente dhe kritika, ku shumë përdorues kanë kërkuar masa ndëshkuese ndaj Ilir Shaqirit, madje edhe përjashtimin e tij nga gara.
Tashmë mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i produksionit dhe nëse gjatë spektaklit live të mbrëmjes së nesërme do të merret një vendim zyrtar apo situata do të mbyllet vetëm me një paralajmërim publik.