Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk arriti t’i fshehë emocionet pas ndeshjes së fundit të sezonit, teksa skuadra e tij, Mallorca, u përshëndet me elitën e futbollit spanjoll.
Edhe pse Mallorca shënoi fitore bindëse me rezultat 3:0 ndaj Real Oviedos, kjo nuk mjaftoi për mbijetesë në ligë.
Sulmuesi nga Kosova realizoi golin e tretë të ndeshjes në minutën e 88-të, kur nga afërsia e dërgoi topin në rrjetë për të vulosur triumfin e ekipit të tij. Më herët për Mallorca-n kishin realizuar Torres në minutën e 42-të dhe Manu Morlanes në minutën e 83-të.
Megjithatë, fitorja nuk pati vlerë të madhe, pasi Mallorca sezonin e mbylli në vendin e 18-të me 42 pikë, çka nënkupton rënien nga elita e futbollit spanjoll.
Përkundër dëshpërimit, sezoni individual i Vedat Muriqi ishte mbresëlënës. Sulmuesi dardan e mbylli kampionatin si golashënuesi i dytë më i mirë në Spanjë me 22 gola, vetëm dy më pak se Kylian Mbappe i Real Madridit.