Shpërthen mbështetja për Kurtin në diasporë, videoja nga Zvicra “thyhen” çdo rekord, shikojeni

Albin Kurti ka publikuar një video nga tubimi me mërgatën shqiptare në Zvicër, e cila ka marrë gjithsej 24 mijë e 800 pëlqime në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta dhe interesim të madh nga qytetarët.

 

Videoja, e publikuar pas tubimit në Cyrih, po shihet nga mbështetësit si një tregues i rritjes së përkrahjes dhe vëmendjes ndaj Kurtit, sidomos në diasporë. Në pamjet e publikuara shihen qindra pjesëmarrës në atmosferë entuziaste gjatë takimit me mërgatën shqiptare në Zvicër.

Numri i madh i pëlqimeve dhe shpërndarjeve po komentohet si një sinjal i rritjes së interesimit të qytetarëve për ta ndjekur dhe mbështetur Kurtin në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.