Komitët e Vardarit rrihen mes vete – Edhe tash shqiptarët ju kan faj?!

Tifozët më besnikë të FK Vardar, “Komitët”, për festën e sotme të titullit kampion të klubit të tyre kishin paralajmëruar spektakël nga tribuna Perëndim.

 

Por, pavarësisht paraqitjes së suksesshme të futbollistëve të Vardarit që po udhëheqin 2-0 në fushë, “Komitët” në pushimin mes pjesëve arritën të shkaktojnë kaos duke u përfshirë edhe në përleshje fizike mes vete.

U desh të ndërhynte edhe policia, e cila arriti të parandalojë një përplasje më të madhe fizike dhe t’i kthejë në tribunë ata tifozë që kishin hyrë edhe në fushën e arenës “Todor Proeski”.