Mjeket japin ALARMIN: Kujdes me kete ilac, ju ‘shkrin’ muskujt dhe kockat

Përdorimi në masë i medikamenteve të reja kundër obezitetit, të njohura gjerësisht si terapia GLP-1 ku përfshihen edhe emrat më të lakuar të momentit si Ozempic apo Wegovy, ka sjellë një revolucion të vërtetë në rënien e shpejtë nga pesha, por paralelisht po shoqërohet me një alarm të madh mjekësor.

 

Ekspertët dhe shkencëtarët më të njohur në botë po ngrenë me urgjencë shqetësimin se pas efekteve të mrekullueshme të dobësimit fshihet një rrezik serioz që lidhet direkt me kequshqyerjen dhe dëmtimin e rëndë të organizmit të pacientëve.