Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar të mërkurën ish-deputetin Milaim Zeka me 1 vit burgim me kusht dhe 3 mijë euro gjobë lidhur me akuzën për shmangie nga tatimi.
Sipas vendimit të shpallur nga gjyqtarja Edita Çanta, Zeka në emër të kompensimit të dëmit, obligohej t’ia kompensojë Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) shumën prej 81 mijë euro, raporton Betimi për Drejtësi.
Por, përmes një aktvendimi të marrë po sot për korrigjim të aktgjykimit burimor, e të cilin e ka publikuar Zeka, bëhet e ditur se është bërë një lëshim teknik dhe se ky i fundit obligohet që në emër të kompensimit të dëmit të paguajë 67 mijë e 609 euro e 71 centë.
“Në aktgjykimin burimor të datë 20.05.2026 ndaj të pandehurit Milaim Zeka është bërë një lëshim teknik tek shuma e kompensimit të dëmit dhe atë: Në vend të shumës 81,000.00 euro duhet të jetë shuma prej 67,609.71 euro”, thuhet në aktvendim.
Ndërkaq, pjesa tjetër e aktgjykimit burimor mbetet e pandryshuar.
Në aktvendim thuhet se kundër këtij aktvendimi për korrigjimin e aktgjykimit burimor, nuk është e lejuar ankesë e posaçme.
“Me rastin e shpalljes së aktgjykimit burimor është bërë një gabim teknik te prezicizimi i kompensimit të dëmit i cili është i përcaktuar me rikualifikimin faktik të veprës penale Shmangia nga tatimi nga neni 313 par.3 lidhur me par.l të KPRK-së nga prokurori i shtetit dhe me ekspertizën financiare, gjegjësisht tek shuma e kompensimit të dëmit në vlerë prej 81,000.00 euro, e që në fakt numri duhet të jetë shuma prej 67,609.71 euro, ndërsa pjesa tjeter e aktgjykimit burimor mbetet e pandryshuar”, thuhet në aktvendim.
Andaj, Gjykata sipas detyrës zyrtare përmirësoi aktgjykimin burimor, dume ndryshuar shumën e kompensimit të dënimin