Një verë përvëluese e pret vendin tonë – ja deri në sa gradë do të shkojnë temperaturat!

Përditësimet më të fundit të materialeve prognostike për këtë muaj tregojnë se po hyn në fuqi një fenomen i fuqishëm klimatik “El Niño”, i cili zakonisht sjell vera shumë të nxehta në Evropë dhe në Ballkan, të shoqëruara me temperatura ekstreme, thatësira dhe mot të paqëndrueshëm. Meteorologët paralajmërojnë se ekziston mundësia për stuhi të fuqishme, të cilat në raste të caktuara mund të zhvillohen edhe në superqeliza stuhish.

 

Gjatë muajve të verës, Maqedonia pritet të jetë nën ndikim të fortë të këtij fenomeni klimatik, duke sjellë temperatura mesatarisht 1 deri në 2 gradë më të larta krahasuar me mesataren shumëvjeçare.

Po ashtu, këtë verë priten valë të shpeshta dhe intensive të të nxehtit, ku temperaturat në shumë zona do të tejkalojnë 30 deri në 35 gradë Celsius, ndërsa në rajonin e Povardarisë dhe në pjesët juglindore të vendit ato mund të kalojnë edhe mbi 40 gradë Celsius.