Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar mbështetjen e tij për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka treguar se pse ka vendosur ta mbështes këtë parti.
Sipas tij, kjo parti është garanci për shtetin dhe lirinë e Kosovës.
“Me 7 qershor, kam vendosur ta mbështes Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Pse? Sepse Aleanca, si subjekt politik në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka qenë një zë i fuqishëm opozitar. Ka qëndruar përballë çdo qeverie me argumente të forta, por njëkohësisht ka treguar konstruktivitet kur ka qenë në pyetje interesi i shtetit tonë”, ka shkruar Haradinaj, duke dhënë detaje tjera.
“Si subjekt parlamentar janë dëshmuar se dinë të bëjnë dallimin kur duhet të jenë të ashpër dhe të palëkundur ndaj agjendave kundër shtetit, por edhe kur duhet maturi politike dhe përgjegjësi kombëtare”, është shprehur ai.