Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se Shqipe Mjekiqi e cila ka qenë nënkryetare e LDK-së i është bashkuar ekipit të tij në kryeministri.
Kurti ka thënë se Mjekiqi u bashkua për të kontribuar me ekspertizën e saj në politikë të jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare.
“Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë mbi nevojat e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, të arriturat tona socio-ekonomike dhe vlerat demokratike, zhvillimet politike në vendin tonë e në rajon dhe situatën e sigurisë. “- ka shkruar Kurti.
I pari i Qeverisë në detyrë ka shkruar se Mjekiqi ka përvojë të gjatë profesionale në institucionet publikë në Kosovë në fushën e integrimit evropian e çështjet e sigurisë, është profesor asistent në Kolegjin UBT si dhe angazhohet si konsulente në projekte të ndryshme që lidhen me zhvillimin dhe proceset reformuese në vend.
Shqipe Mjekiqi ka mbaruar studimet e doktoraturës në Shkenca Politike në Trinity College Dublin, Masterin në politikat e Bashkimit Evropian në London School of Economics dhe studimet bazë në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës.