Xhelal Sveçla përleshet me disa të rinj, Lirim Mehmetaj komenton videon

Një video e re ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, ku shihet Xhelal Sveçla duke u përleshur me disa të rinj. Sipas pamjeve që po qarkullojnë, një i ri i çeposet një shpullë të fortë Sveçles në fytyrë.

Në video duket qartë momenti kur Sveçla trumbazet pak nga goditja, por arrin të qëndrojë në këmbë. Ngjarja ka marrë vëmendje të madhe, pasi është bërë objekt talljeje dhe komentesh humoristike nga përdoruesit e rrjeteve.
Gazetari Lirim Mehmetaj ka ndarë postimin duke shtuar një koment ironik:

Po qarkullon një video ku shihet se si një i ri i çepohet shpullë Xhelal Sveçes në faqe… Siç shihet nga videoja, Xhelali trumbazet pak nga dora e rende e të riut, por mbahet.
Sipas disa informacioneve, Sveçes ideja për me formu xhandarmerinë i kish pas ardhë saktësisht në momentin kur dora e të riut takoi faqen e tij jo dhe aq të njomë.”
Postimi i Mehmetajt është ndarë dhe komentuar gjerësisht. Nga komentuesit dhe është pëlqyer nga shumë të tjerë/Gazzetta Journal/