Diaspora ka thyer çdo rekord per zgjedhjet e 7 qershorit, ja cilen parti po e votojne

Interesimi i diasporës për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit ka arritur nivele rekord, pasi deri më tani janë regjistruar mbi 142 mijë aplikime për votim nga mërgimtarët kosovarë.

Ky numër konsiderohet si një nga pjesëmarrjet më të mëdha të diasporës në proceset zgjedhore në Kosovë, ndërsa ditët e fundit është vërejtur një mobilizim i madh i qytetarëve që jetojnë jashtë vendit për t’u bërë pjesë e votimit.

 

Njohës të zhvillimeve politike po vlerësojnë se diaspora pritet të ketë ndikim të madh në rezultatin final të zgjedhjeve, sidomos në një periudhë kur sondazhet e fundit po e nxjerrin Lëvizja Vetëvendosje si forcën e parë politike në vend.

Sipas matjeve të publikuara së fundmi, LVV vazhdon të prijë bindshëm në shumicën e sondazheve, duke lënë pas partitë tjera politike në garën për zgjedhjet e 7 qershorit.

Institucionet zgjedhore kanë bërë thirrje që të gjithë qytetarët e diasporës të përfundojnë procedurat e nevojshme brenda afateve të përcaktuara, në mënyrë që vota e tyre të jetë e vlefshme në ditën e zgjedhjeve.