Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka qëndruar sot në Drenas, ku ka dhënë një deklaratë të fortë politike ndaj opozitës, shkruan Gazeta Minuti.
Nga Drenasi, Kurti është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka më nevojë për fitore të reja, duke ironizuar partitë opozitare për situatën politike dhe zgjedhore.
“Na nuk kemi pasur nevojë më për FITORE, por BLLOKU opozitarë kanë nevojë edhe për një HUMBJE”, deklaroi Kurti para qytetarëve në Drenas.
Deklarata e tij vjen në një kohë tensionesh politike dhe përplasjesh të forta mes pushtetit dhe opozitës, ndërsa fushata për zgjedhjet e 7 qershorit po intensifikohet çdo ditë e më shumë.