Çfarë është duke ndodhur? Vetëvendosje “çmendën” pas këtij lajmi

Interesimi i diasporës për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit po konsiderohet rekord, pasi sipas të dhënave që po qarkullojnë në procesin zgjedhor, numri i aplikimeve nga mërgata ka arritur në rreth 120 mijë.

 

Ky mobilizim i madh i shqiptarëve jashtë vendit po shihet si një sinjal i qartë se diaspora dëshiron të ketë rol vendimtar në rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa subjektet politike tashmë kanë nisur llogaritjet se kujt mund t’i shkojnë më së shumti votat nga jashtë Kosovës.

Burime politike vlerësojnë se interesimi ka qenë shumë më i madh krahasuar me proceset e kaluara zgjedhore, derisa aplikimet kanë ardhur nga vende të ndryshme të Evropës dhe më gjerë, ku jeton një numër i madh i mërgimtarëve shqiptarë.

Në anën tjetër, në kampin e Lëvizja Vetëvendosje po e mirëpresin këtë numër të madh aplikimesh, pasi besohet se pikërisht diaspora vazhdon të mbetet një nga bazat më të fuqishme elektorale të partisë së kryeministrit Albin Kurti.

Zyrtarë dhe mbështetës të LVV-së po shprehen optimistë se vota e diasporës mund të ndikojë dukshëm në rezultatin final të 7 qershorit, madje disa prej tyre po e cilësojnë mërgatën si “faktorin vendimtar” të këtyre zgjedhjeve.

Sipas vlerësimeve të analistëve politikë, diaspora tradicionalisht ka treguar mbështetje të lartë për LVV-në, veçanërisht në zgjedhjet e fundit, ku votat nga jashtë kishin ndikuar dukshëm në rezultatin përfundimtar.

Ndërkohë, partitë opozitare po përpiqen gjithashtu të rrisin prezencën dhe komunikimin me mërgatën, mirëpo mobilizimi aktual po shihet si një avantazh i madh për Vetëvendosjen.

Me afrimin e datës 7 qershor, gara politike pritet të intensifikohet edhe më shumë, derisa vota e diasporës po konsiderohet si një nga elementet që mund të përcaktojë fituesin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.