Rrustem Mustafa, ish-komandant i UÇK-së për zonën e Llapit, ka pasur kritika ndaj qeverisjes së kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
Në një prononcim për VOX Kosova, Mustafa, që është kandidat i PDK-së për deputet, ka vlerësuar se as VV-ja nuk e beson që do t’i arrijë 51 për qind.