Ish-deputeti Azemi: Përveç Mehanit, u sulmua edhe Bahri Zabeli, nga miku i Sami Lushtakut, Kushtrim Haziri, një vrasës i liruar nga gjykatat që veç drejtësi nuk shqiptonin për ish-pushtetarët

Nga Egzon Azemi

Veç Hysni Mehanit sot u sulmua edhe aktivisti Bahri Zabeli, i cili tentoi ta ndalte sulmin.

 

Bahriu është sulmuar nga miku i Sami Lushtakut, Kushtrim Haziri një vrasës i liruar nga Gjykatat që veç drejtësi nuk shqiptonin për ish pushtetarët.

Nuk ka sulm që na ndalë a na zbraps sepse Republika iu përket qytetarëve e jo bandave.

Familja e Hysniut e Bahriut janë familje të ndershme e atdhetare që dhanë kontribut në luftën e UÇK-së. Hysi e Bahriu janë aktivistë të zot, që nuk privatizuan toka publike por i mbrojnë ato. Nuk kanë miliona, por kanë zemër, dije e guxim.

Drenica heroike nuk njellosët nga ata që janë tërbuar kundrejt shtetit të së drejtës.