Gazetari dhe ish-deputeti Milaim Zeka ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Skenderaj, duke kritikuar ashpër drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje për gjuhën dhe sjelljen e tyre në diskursin publik, shkruan Gazeta Minuti.
Përmes një deklarate publike, Zeka tha se shumë figura të VV-së “nuk kanë as fytyrë, as moral, as dinjitet”, ndërsa i akuzoi se kanë kthyer fyerjen dhe denigrimin në sjellje të përditshme politike.
“Shumë drejtues të VV-së as nuk kanë fytyrë, as moral, as dinjitet. Ata dhe ato, fyerjen, poshtërimin, denigrimin, e kanë bërë normë, moral dhe sjellje në përditshmëri”, ka deklaruar Zeka.
Ai shtoi se, sipas tij, në një shtet me drejtësi funksionale do të duhej të kishte pasoja për personat që, siç u shpreh ai, “i fyejnë ushtarët e lirisë të Kosovës”.
“Me pas shtet e drejtësi, moti ish dashte mu arrestu ata që i fyejnë ushtarët e lirisë të Kosovës”, ka thënë Zeka.
Reagimi i tij vjen pas tensioneve dhe përplasjes së raportuar në Skenderaj, ngjarje që ka nxitur reagime të shumta në skenën politike dhe publike në vend.