Reagimi i Sami Lushtakut lidhur me incidentin e sotëm në Skenderaj ka nxitur një numër të madh komentesh në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë shprehur mbështetje publike për ish-komandantin e UÇK-së, raporton Gazeta Minuti.
Në komentet e publikuara nën postimin e Lushtakut në Facebook, qytetarë të shumtë kanë shkruar mesazhe si “Respekt Sami Lushtaku”, “Tlumt dora gjeneral”, “Respekt Kryetava” dhe “Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, duke e përkrahur atë pas deklaratës së tij se ishte cak i një sulmi politik.
Disa komentues kanë lavdëruar edhe rolin e Lushtakut gjatë luftës, ndërsa të tjerë kanë kërkuar që të ndalen përplasjet dhe tensionet politike në Skenderaj.
Kujtojmë se Lushtaku deklaroi më herët se, sipas tij, “pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot ta sulmojë në Skenderaj”, duke shtuar se qytetarët reaguan ndaj etiketimeve kundër tij.
